Në seancën plenare të ditës së sotme u përfshinë edhe zhvillimet e fundit politike pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Duke komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama, deputeti demokrat Asllan Dogjani tha se kreu i qeverisë nuk është mirë nga ana e shëndetit mendor.
"Rama e ka kthyer Ministrinë e Brendshme në një vegël për pushtetin e tij. Si mund të mbani përgjegjësi, kur keni kryeministër që jeton si monark. Kemi kryeministër që sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit, e ka thënë zv ministri, sepse dukshëm nuk është mirë nga koka”, tha Dogjani.
Ndërsa një reagim për këtë fyerje e pati edhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila i kërkoi Dogjanit që të mos e përdorte foltoren për të ofenduar askënd.
Spiropali: Përfundo fjalën. Mos guxoni të flisni mbi fyerje e shpifje
Dogjani; Mbylle ti gojën. Po them atë që kanë thënë bashkëpunëtorët tuaj", tha Dogjani.
Spiropali: Është e papranueshme që të fyeni zyrtarë të lartë, kryeministrin, ministra apo deputetë. Versus.al








