POLITIKË /

Rama vijon batutat për ‘çyrykët’: E keni parë kënetën, vetëm burra, dhe unë po nuk kuptova gruan time jam ‘çyryk’

Kryeministri Edi Rama, tashmë në stilin e tij të zakonshëm ironik dhe metaforik, ka vijuar me komentet thumbuese ndaj kundërshtarëve politikë, këtë herë duke u ndalur te mbështetësit meshkuj të asaj që ai e quajti “kënetë”.

Shkruar nga Versus

Rama vijon batutat për ‘çyrykët’: E keni parë

Kryeministri Edi Rama, tashmë në stilin e tij të zakonshëm ironik dhe metaforik, ka vijuar me komentet thumbuese ndaj kundërshtarëve politikë, këtë herë duke u ndalur te mbështetësit meshkuj të asaj që ai e quajti “kënetë”.

“Po nuk kuptova gruan time, jam çyryk,” u shpreh Rama, duke sqaruar pse në ditët e fundit ka qenë më aktiv në takime me gra dhe vajza socialiste, ndërkohë që ironizon mbështetësit e opozitës. Ai theksoi se 56% e mbështetësve të Partisë Socialiste janë gra dhe vajza, ndërsa synimi është që kjo përqindje të kalojë 50% edhe në anëtarësi.

Kryesocialisti solli edhe një shembull metaforik, duke thënë se nëse gratë do largoheshin për një muaj nga Durrësi me një kroçerë, burrat do “mbuloheshin nga leshi e era e keqe” dhe qyteti do mbushej me të dehur. Ndërsa nëse do ndodhte e kundërta – që burrat të largoheshin për një muaj – sipas tij, “në rrugë nuk do të gjendej më asnjë bisht cigareje”.

Deklaratat e Ramës kanë ngjallur reagime të ndryshme, si zakonisht, për shkak të toneve ironike dhe gjuhës provokuese që ai përdor shpesh në komunikimin publik.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Burrat që nuk kuptojnë pse unë bëj takime me gra e vajza, atëherë janë çyrykë. Pyesin pse unë takoj gratë. Por edhe unë po nuk kuptova gruan time, atëherë jam çyryk. Edhe vite më parë kur nuk kishte gratë, Shqipëria ishte gjysmake. Sepse Shqipëria vite më parë nuk kishte gjysmën e saj më të mirë, gratë dhe vajzat! Hë, a është e vërtetë! E keni parë kënetën, vetëm burra! Hë... mirë e ke, lëri ata (i drejtohet një gruaje nga salla, që i tha ‘lëri ata’) mirë e ke, lëri ata, varja! Imagjinoni një shtëpi me 9 burra, kështu ishte Shqipëria.

Sot kemi 40% gra, kemi afro 39 mijë gra anëtare nga 100 mijë, por nuk duhet të ndaleni pa u bërë 50 mijë e sipër, 50%, sikur e një më shumë mbi 50%.

Imagjinoni të merrni tragetin e të ikni, të mbyllni telefonat e të ikni me krocerë një muaj!

Çfarë do gjeni kur të vini? Tmerr, burra me lesh, që vijnë era, të dehur, lëre mos e pyet!

Po të ikin burrat në vendin tuaj? Nuk do ketë as të dehur, as sherre, nuk do gjesh më as një bisht cigareje në rrugë. Doni më? Ka akoma, por nuk jemi për të ndarë këto gjëra. Këtu e kam besimin unë se do ia dalim. Se 56% e grave dhe vajzave votojnë PS-në.

Me burrat rrimë çik ngushtë. Ça të them unë për ata që janë me kënetën, burrat. Ata mund të jenë të zotë, të mirë sa të duan, por janë çyrykë se votojnë kënetën. Imagjinoni janë prindër me fëmijë, tani është 10 apo 12 vjeç, por pas 5 vitesh do jetë 17 vjeç, kur ne të jemi për të hyrë në BE. Në atë moment ti i jep fëmijës tënd pasaportën europiane për të studiuar në Europë. Nuk i jep dokument udhëtimi, se atë e kanë pasaportën aktuale, por e shpëton nga ato jo po kush të ka ftuar, ku do vesh, sa lekë ke me vete, kur do ikësh etj., sepse ti je i huaj, je e huaj, nuk je banor apo banore me të drejta të barabarta e asaj familjeje. Kur merr pasaportën je njëlloj me ata. Ndaj i them gjithë prindërve demokratë atë votë nuk e keni vetëm tuajën, e keni edhe të fëmijëve. Atë votë nuk e di më se çfarë mund të kërkoni, duke ia dhënë votën për fëmijën, s’do të detyrojë më ty të paguash dhjetë herë më shumë për të studiuar atje. Sepse fëmija atje do jetë i barabartë me ata. /Versus.al/

Tags:

rama kenete

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: