Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar edhe sot me ironitë ndaj drejtuesit të fushatës së PD, Chris Lacivita të cilin e ka emërtuar si “Latifi”.
Duke publikuar një foto të momentit kur Lacivita ngre dorën lart, Rama e ka simbolizuar me numrin 5 që mban PS në fletën e votimit. Më tej foton e publikuar e shoqëron me mbishkrimin” Voto 5, edhe vetë Latifi e ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër”. Versus.al








