Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomor Alizoti gjatë takimit elektoral përmbyllës në Peqin, shigjetoi sërish Ramën duke përforcuar deklaratën që bëri në takimin me qytetarët në Librazhd me shprehjen që u bë viral “do t’ju hamë të gjallë”.
Sipas tij, Rama është fshehur dhe vazhdimisht bën monologje nga rrjetet sociale, ndërsa nuk ngurroi të ironizonte as ministrin Taulant Balla i cili u ankua për nivelin e bisedës, ndërkohë që prej kohësh PS përdor në fushatë terma si “bufi, “këneta”, “zhapikë” etj.
“Në fjalimin e fundit janë mërzitur shumë grupe kriminale dhe shumë ata që duhet të mërziteshin, sepse demokratët e kanë thyer frikën. Ai nuk bën asnjë debat televiziv. Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me mikrofon para pasqyrës se ka frikë të përballet. Po deshi le të dali me mua se unë kam qejf ta ha të gjallë.
Megjithëse se ai nuk hahet, vetëm po ti hedhë pak kripë Nusreti. Na ishte mërzitur Taulant Balla për nivelin e bisedës, e kuptoni sa qesharak. Çuni i Kristaqit e ka në gjenetikë i ha shokët e vetë. Doktor të kanë frikë doktor”-u shpreh Alizoti nga Peqini.Versus.al








