POLITIKË /

"Reforma në Drejtësi po funksionon", ambasadori i BE: SPAK duhet lënë të veprojë pa presion

Gonzato tha se e rëndësishme është që tashmë po adresohen gjithmonë e më shumë aferat korruptive.

Shkruar nga Versus
"Reforma në Drejtësi po funksionon", ambasadori i BE: SPAK
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi nga Shkodra se Reforma në Drejtësi po funksionon dhe se SPAK duhet lënë të bëjë punën e vetë duke i dhënë hapësirë.

Gonzato tha se pengesa kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është korrupsioni.

“Ne nuk flasim per hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punen e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjten kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik.

Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore, e Shqipërisë në rrugën drejt BE e ky është korrupsioni. Mendoj se është sinjal i mirë, une besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet”, tha ambasadori.

Ndër të tjera, ambasadori foli edhe për Reformën Zgjedhore duke thënë se duhen ndjekur rekomandimet e OSBE në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë konstatime nga partië politike.

Sa për këto të fundit, Gonzato tha se duhet të gjejnë rrugën për t’u përgjigjur ndaj pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

“Kjo është diçka që më ka shqetësuar që në fillim, kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, bazuar edhe në dokumentin zyrtar tonin, është e rëndësishme të ndjekin rekomandimet e OSBE dhe të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kam shpresuar se kontaktet me partitë e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu, tani di se janë edhe disa çështje të tjera që duhen adresuar, që është vendimi i Kushtetueses, i cili duhet parë sërish,

Ende shpresoj që partitë do të gjejnë rrugën, në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Dhe të sigurojnë se zgjedhjet e ardhshme të bëhen në klimën më të favorshme të mundshme. Ne duam të shmangim një rezultat elektoral, i cili ndoshta kontestohet. Duam që zgjedhjet të bëhen në mënyrën e duhur, që sjell stabilitet që Shqipërisë i duhet në rrugën drejt BE-së.  Këto janë kohë vendimtare ku negociatat me BE shkojnë në një fazë të caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmëri politike për integrimin europian”, u shpreh Gonzato. Versus.al

Poll