
Kryetari i Partisë Demokratike ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese duke e konsideruar si “repart të PS” lidhur me vendimin e marrë ditën e djeshme ku u rrëzua kërkesa e tij sa i takon masës “arrest shtëpie” që iu caktua nga GJKKO në dhjetor të 2023-it.
“Ata i bëjnë vetë ato, i krijojnë kur duan kanë kuorum, kur nuk duan, nuk kanë kuorum. Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum, për disa nuk kanë kuorum. I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktur kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rrama, nga Engjëll Agaçi. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu. Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar. Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar”- tha Berisha.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese jep përgjigjie për çështje të cilat nuk i janë kërkuar.
“Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave. Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar.
Në këtë dosje për shembull nuk e kemi kërkuar proporcionalitetin. Nuk e kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar. Është e kotë, është në një kaos. E tillë është ajo, repart i PS”- shtoi kryedemokrati. Versus.al







