POLITIKË /

Rinumërimi! Murrizi ‘shpërthen’ ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Reformën zgjedhore e bëtë për b*thën tuaj

Në reagimin e tij, Murrizi ka kritikuar ashpër drejtuesit e Partisë Demokratike, duke përmendur në veçanti kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe përfaqësuesin e kësaj partie në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi.

Shkruar nga Versus

Rinumërimi! Murrizi ‘shpërthen’ ndaj Bardhit dhe

Ish-deputeti dhe ish-kandidati demokrat, Myslym Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për rinumërimin e votave në qarqet Fier, Tiranë dhe në 44 Qendra Votimi në Dibër.

Në reagimin e tij, Murrizi ka kritikuar ashpër drejtuesit e Partisë Demokratike, duke përmendur në veçanti kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe përfaqësuesin e kësaj partie në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi. Ai i akuzon ata për mungesë besimi ndaj strukturave të vetë partisë, duke shprehur habi pse ata mbështeten tek administrata zgjedhore e KQZ-së, në vend që të besojnë tek komisionerët dhe numëruesit e PD-së.

“Kur i besoni më shumë administratës zgjedhore të KQZ-së së Celibashit sesa komisionerëve dhe numëruesve të PD-së, pse nuk pranuat rekomandimet 10-vjeçare të OSBE-ODIHR-it për një administratë zgjedhore profesionale dhe përfshirje të komisionerëve politikë të PD, PS dhe LSI?”, shkruan Murrizi.

Ai shton se, sipas tij, Bardhi dhe Bylykbashi kanë pranuar një “kod zgjedhor bastard”, që sipas Murrizit mbyll rreth 90% të listave dhe i garanton atyre vende të sigurta në parlament, duke shmangur vullnetin e votuesve për përfaqësim real./Versus.al/

Poll