Në Fier ka nisur rinumërimi i kutive të votimit pasi KAS miratoi kërkesën e bërë nga Nisma Shqipëria Bëhet e cila me 500 vota të tjera mund t’i marrë një mandat Partisë Socialiste.
Megjithatë situata nuk duket edhe aq premtuese. Kur janë rinumëruar 91 kuti nga 587 që janë në total, rezulton që PD është sërish partia e parë me më së shumti vota të padrejtë, plot 18 të tilla, e ndjekur nga PS me 7 vota.

Edhe Nisma Shqipëria Bëhet rezulton të ketë marrë 2 vota të padrejta. Kandidati Azmer Duleviç i cili mund të marrë mandat nëse rinumërimi del siç e presin partitë e vogla, u shpreh se nuk kishte ndonjë entuziazëm të caktuar. Versus.al







