POLITIKË /

Salianji “kunj” Berishës: Mbledhjet në PD duhet të bëhen për të rrëzuar Ramën jo për të përçarë demokratët

Shkruar nga Versus

Salianji “kunj” Berishës: Mbledhjet në PD duhet të

Ervin Salianji ka vijuar sot turin e takimeve me demokratët, kësaj radhe në Elbasan.

Salianji kritikoi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën duke thënë se mbledhjet në selinë blu duhet të bëhen për të gjetur mënyrën sesi të rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti dhe jo të kritikojnë njëri tjetrin e të nxisin përçarje.

Ai ftoi të gjithë demokratët ti bashkohen protestës kombëtare të 22 dhjetorit

“Duam që Partia Demokratike të jetë fituese nuk kemi asnjë interes tjetër. Protesta, protesta, protesta në 22 dhjetor, ju ftoj të gjithëve juve që jeni në këtë sallë të jeni të pranishëm për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Rama duhet të jepte dorëheqjen pas skandalit të Belinda Ballukut. Protesta kombëtare, duhet të jetë një zgjim për të gjithë demokratët, dhe shqiptarët. Çdo ditë po zbulohet nga një aferë, prandaj duhet të kundërshtojmë këtë qeverisje.

Mbledhjet në Partinë Demokratike, në vend që të përdoren për të krijuar strategji kundër Edi Ramës përdoret për të kritikuar demokratët, një përçarje mes nesh. Rama nuk mund të rrëzohet me “luftë” imagjinare, por me protesta masive kundër tij.

E vetmja mënyrë është të çojmë në këmbë popullin opozitar për të arritur në kutitë e votimit dhe largimin e qeverisë”./Versus.al

Poll