POLITIKË /

Salianji përfundon shërbimin e provës: Dosjen time do e çoj në Strasburg, i bindur për fitore

Salianji tha se fillimisht do ta dërgojë çështjen e dënimit të tij në Gjykatën Kushtetuese dhe në rast se konstaton se pushteti gjyqësor është i kapur nga Rama, atëherë do ta çojë në gjykatën e Strasburgut.

Shkruar nga Versus

Salianji përfundon shërbimin e provës: Dosjen time do e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji sot ka përfunduar shërbimin e provës që i ishte caktuar nga gjykata e Fierit për lirimin e tij me kusht nga burgu ku qëndroi për 9 muaj e gjysmë për dosjen “Babale”.

Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se fillimisht do ta dërgojë dosjen e tij në gjykatën Kushtetuese dhe në rast se nuk merr drejtësi, do ta dërgojë në Strasburg ku u shpreh i bindur se do t’i jepet të drejtë në pretendimet e tij.

“Beteja ime me drejtësinë është rrugë e sigurt që sapo ka filluar. Nga pikëpamja formale depozitoj për pak ditë në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga ana e qeverisë, do ta depozitoj në Strasburg. Jam i bindur për fitore. Sot për shkak të reformës në drejtësi e cila është mirëpritur, sot drejtësia është thuajse më keq se kurrë. Për një çështje, një qytetari i duhen minimalisht 7 vite të dalë nga këto dyer.

Ju e keni vënë re sesi në mënyrë selektive me përgjime të caktuara, goditen disa dhe shmangen disa të tjerë. Në rastin e Toyota Yaris. Ka përgjime të personave të caktuar që në emër të ministrave të Brendshëm marrin mijëra euro për të selektuar shefa komisariatesh.

Në të gjitha rastet e arrestimeve politike të ndodhura, janë vetëm pasi Rama i ka lëshuar. Në të gjitha rastet, pasi ai i lëshon, SPAK-u u turret. Ç’është kjo drejtësi që e di gjithë publiku e media vite para dhe më pas i kapin këta”- tha Salianji. Versus.al

Poll