POLITIKË /

“S’dalim në fushatë për të”, strukturat e PD në Lezhë kundër Gjekmarkajt! Noka: S’ka pasur kontestime

Të pranishmit kërkuan llogari pse drejtuesi politik nuk u zgjodh me primare ashtu siç deklaronte kohë më parë kryedemokrati Sali Berisha.

Shkruar nga Versus
“S’dalim në fushatë për të”, strukturat e
Mbledhja e strukturave të PD në Lezhë

Lezhë- Mbledhja e organizuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka me strukturat e demokratëve në këtë qytet, u zhvillua me debate dhe kontestime mbi emrin e Agron Gjekmarkajt si drejtues politik.

Disa prej anëtarëve të shtabit elektoral të PD, shprehën pakënaqësinë mbi mënyrën e emërimit të Gjekmarkajt si drejtues dhe paralajmëruan se nuk do të dilnin në fushatë për të.

“Unë dua të fitoj, nuk dua të humbas. Unë mbroj votën e mbështetësve të mi. A tha Sali Berisha në 11 janar që do të bëhet me primare. Pse nuk na sjell Primaret”, tha një prej tyre.

“Ne nuk dalim për fushatë nëse filani zgjidhet drejtues politik. Kam shtatë seksione dhe kujtdo që i kam thënë, shprehen se po na erdhi në listë të mbyllur Agron Gjekmarkaj dhe po na erdhi drejtues politik, ne asnjë nuk dalim. Nuk do të bëj fushatë vetëm”, u shpreh një tjetër.

Nga ana tjetër, Noka tha për mediat se nuk ka pasur asnjë lloj debati të tillë por debat për aksionin në vijim ndërsa theksoi se zgjedhja e Gjekmarkajt në Lezhë është lëvizja e duhur.

“U prezantua drejtuesi politik. Sali Berisha, Partia Demokratike i ka sjellë Lezhës një intelektual brilant të kalibrit të lartë. I ka sjellë nënkryetarin e partisë, nënkryetarin e Kuvendit, pra një nga figurat politike më të larta të kësaj partie. Njeriun që i bën nder Lezhës, është njeri i mendjes, i penës, nuk krahasohet me Ulsiun. Shihni si e trajton Lezhën Edi Rama që sjell një anëtar të një grupi kriminal dhe si e trajton Sali Berisha që sjell një intelektual. Asnjë kontestim nuk ka pasur. Ka pasur diskutime për aksionin, si do të bëhemi të gjithë bashkë për të mundur të keqen”, tha Noka.

Gjerkmarkaj mban aktualisht postin e nënkryetarit të PD-së ndërsa doli deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, do të drejtojë qarkun e Lezhës si shef politik i PD. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: