POLITIKË /

"S'do ndërtohet asnjë kullë", Berisha: Nëse PD vjen në pushet, rikthejmë taksën e sheshtë

Shkruar nga Versus

"S'do ndërtohet asnjë kullë", Berisha: Nëse

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka folur lidhur me situatën politike dhe ekonomike të vendit.

Duke e nisur me sektorin e ndërtimit, Berisha tha se pavarësisht punësimit të punëtorëve të ndërtimit, nëse PD vjen në pushtet, nuk do të lejojë ndërtimin e kullave të tjera në kryeqytet.

Sipas tij, ndërtimi po përdoret për të pastruar paratë e pista të krimit të organizuar duke bërë që çmimet e apartamenteve në Tiranë të jenë më të shtrenjta se në Bruksel.

"E kam shtruar dhe e shtroj disa herë pyetjen: kush përfiton nga kullat e Tiranës, monumente të drogës dhe korrupsionit. Çmimet në këto kulla për metër katror janë stratosferike, janë absolutisht shumë më të shtrenjta se në Bruksel, se në Vjenë dhe një seri qytetesh të tjera perëndimore.

Sigurisht në këto ndërtime punësohen punëtorët e ndërtimit, por këto nuk i blejnë dot shqiptarët. Këto janë mollë e ndaluar. Për të blerë një apartament në këto, një qytetar shqiptar duhet të punojë 104 vite.

Cili është qëndrimi ynë? Ai që ka qenë, asnjë kullë. Dy, zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Ekonomia shqiptare nuk ka nevojë për asnjë qindarkë narkoeuro.

Narkoeurot janë toksike për ekonominë shqiptare dhe të çdo vendi tjetër. Ku do e bazojmë ne? Ne do e bazojmë në iniciativën e lirë. Ne do e bazojmë në një sistem fiskal që i jep frymëmarrjen më të madhe inicativës së lirë. Ne do e bazojmë tek barra më e ulët fiskale për biznesin”- tha Berisha.

Mes të tjerash, ish-kryeministri deklaroi se nëse PD fiton në zgjedhjet e 11 majit, do të ulet çmimi i energjisë elektrike dhe do të rivendoset taksa e sheshtë.

“Pra, do bëjmë gjithçka që motori i vërtetë i zhvillimit të ekonomisë të jetë vetëm prodhimi. Do krijojmë fondin e mbështetjes së eksporteve. Do heqim taksat për importet, për mallrat që eksportohen. Çmimi i energjisë do zbresë në 6 lekë për biznesin nga 18 që është sot.

Barra e sigurimeve shoqërore do përgjysmohet. Do rivendoset taksa e sheshtë 9 përqind. Pra, ne do ndezim, do rindezim motorët e biznesit dhe do e shndërrojmë biznesin në promotorin kryesor të zhvillimit të Shqipërisë”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: