Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një takim virtual me emigrant të ndryshëm shqiptarë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Duke u bërë thirrje që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Berisha renditi edhe disa prej premtimeve të cilat u zotua t’i zbatonte nëse rikthehet në pushtet.
Kryedemokrati deklaroi se nuk do të ketë asnjë rrugë me pagesë në Shqipëri dhe se çmimi i naftës do pësojë ulje të ndjeshme.
“Ju garantoj se nuk do të gjeni taksa rrugësh, as në Kalimash e as në ndonjë zonë tjetër. Pse unë jam kundër taksave të rrugës, vetëm një shpjegim. Sepse shqiptarët sot të dashur miq, udhëtojnë me koston më të lartë në Europë për shkak të çmimit të naftës dhe taksave të rrugëve. Do të hiqen. Ata paguajnë një taksë, e cila do të ulet shumë, me të cilën duhet të mirëmbahen rrugët. Por ajo taksë nuk përdoret për mirëmbajtje, por për qëllime krejt të tjera.
Sikundër rruga e Arbrit pa diskutim që do të përfundojë dhe nuk do të ketë asnjë pagesë. Ne e nisëm dhe ne do e përfundojmë”- u shpreh Berisha. Versus.al








