
Përveç porosisë për të qenë më aktivë gjatë seancave plenare, kryeministri Edi Rama ka pasur edhe disa ankesa të tjera kundrejt deputetëve gjatë mbledhjes urgjente të zhvilluar mëngjesin e sotëm mes grupit parlamentar socialist.
Në mbledhjen ku ishin të pranishëm edhe 3 ministrat e rinj të emëruar nga Rama, ky i fundit, ka vazhduar me kritikat e tij ndaj deputetëve duke u thënë se disa prej tyre nuk e kanë bërë punën siç duhet dhe se nuk e meritojnë të jenë në Kuvend në legjislaturën e ardhshme.
Duke u vënë afat nga dita e sotme deri në prill të vitit të ardhshëm, Rama u ka thënë deputetëve se do të jenë në provë për një vend në listat e kandidatëve të PS. Versus.al








