POLITIKË /

Seanca e fundit për këtë vit, Kuvendi mblidhet sot për projektligjin e faljes së gjobave të ndërtimeve pa leje

Pjesë e seancës do të jetë edhe interpelanca e kërkuar nga Ina Zhupa me ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro.

Shkruar nga Versus

Seanca e fundit për këtë vit, Kuvendi mblidhet sot për

Kuvendi mblidhet sot në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës është interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro lidhur me marrëveshje të firmosura për zonat e mbrojtura.

Por çështja që pritet të sjellë më shumë debate dhe diskutime ashtu si në seancën e kaluar është projektligji për anulimin e gjobave ndaj qytetarëve për ndërtimet pa leje për një periudhë 12 vjeçare.

Pasi u votua dje në Komisionin e Ligjeve, sot projektligji pritet të diskutohet dhe kalohet për miratim në Kuvend. Ndërsa demokratët të cilët herën e kaluar shpërthyen në akuza ndaj qeverisë për dëmet e krijuara nga gjobat për ndërtimet pa leje, këtë herë kanë dorëzuar 4 amendamente shtesë për ligjin që përmban mes të tjerash edhe faljen e detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike.

Demokratët kanë theksuar gjithashtu nevojën për ndërhyrjen që qytetarëve t’u hiqen dënimet penale për mospagimin e gjobave të tilla. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: