POLITIKË /

SHBA e BE e kundërshtuan se rrezikon pastrim parash, PS miraton ‘Paqen Fiskale’! Fshihen 1 mld € borxhe

Të gjitha borxhet më të vjetra se 10 vite do të fshihen. Ndërkohë u rrëzuan propozimet e Braçes që mundësonin të kontrollohej që me këtë ligj të mos realizohej pastrimi i parave.

Shkruar nga Versus
SHBA e BE e kundërshtuan se rrezikon pastrim parash, PS miraton
Kuvendi i Shqipërisë

Pas një seance maratonë, pavarësisht paralajmërimeve të kundërshtarëve lidhur me projektligjin “Për Marrëveshjen Fiskale” e njohur ndryshe si “Paqja fiskale”, socialistët e miratuan me 75 vota pro. Pati 20 vota kundër nga demokratët dhe 0 abstenime.

Më herët Komisioni i Ekonomisë pati miratuar propozimin e Erion Braçes që kompanitë që do përfitojnë nga paqja fiskale duhet të deklarojnë burimin e parave dhe pronarin përfitues, ky ndryshim u hoq me propozim të Taulant Ballës.

“Do të votojmë amendamentin e paraqitur nga deputeti Taulant Balla, ku propozohet që neni dy paragrafi përfitimi nga marrëveshja, bëhet me verifikimin e burimit të fondeve dhe pronarit përfitues sipas standarteve të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, i shtuar nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat të hiqet”, tha kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

SHBA e BE e kundërshtuan se rrezikon pastrim parash, PS miraton
Votimi në Kuvend

Gjithashtu u rrëzua edhe propozimi që nga kjo paqe të përjashtoheshin kompanitë që kishin përfituar koncesione shtetërore. Partia Demokratike kërkoi që nga Paqja Fiskale të jetë i përjashtuar sektori i ndërtimit, si dhe tatimi për ata që deklarojnë mbi 18% të fitimit të dakordësuar të jetë 10%. Por as këto nuk morën dritën jeshile në Kuvend.

Çfarë përmban Paqja Fiskale

Ky ligj parashikon lidhjen e një marrëveshje mes bizneseve të mëdha dhe tatimeve për të negociuar fitimin. Konkretisht mbi fitimin e deklaruar të një biznesi këtë vit, do të shtohet një marzh 18% në 2026-ën, dhe çdo fitim që kalon pragun prej 18% do të tatohet me 5%.

Gjithashtu kush hyn në marrëveshje ka të drejtë të korrigjojë pasqyrat financiare të 5 viteve të mëparshme, deri me 30%. Pra nëse në vitin 2022, një biznes ka deklaruar 200 mijë euro të ardhura, ai do të mund të ndryshojë pasqyrën financiare, dhe ti rrisë të ardhurat deri në 60 mijë euro, kjo pjesë do të tatohet me vetëm 5%.

Për fshirjen e detyrimeve u votua me 73 vota pro dhe 14 vota kundër. Versus.al

Poll