POLITIKË /

“Shitja e votës, presioni i banditëve dhe vendi i punës”, Lapaj: Ky është kurthi që mban peng shoqërinë shqiptare

Lapaj nënvizoi nevojën për bashkim të madh popullor për të rrëzuar sistemin që sipas tij është ngritur në kurriz të shqiptarëve për t'u marrë pronat dhe pasuritë.

Shkruar nga Versus

“Shitja e votës, presioni i banditëve dhe vendi i

Kryetari i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka vijuar me protestën e nisur që prej 8 dhjetorit para kryeministrisë ku kërkon dorëheqjen e Edi Ramës pas skandaleve të bëra publike. 

Këtë herë, Lapaj ka folur për disa prej fenomeneve negative të shoqërisë shqiptare të cilat sipas tij po e lënë vendin në këtë gjendje me skandale të vazhdueshme dhe institucione që nuk duan t’ja dinë më për qytetarët. Sipas tij, shitja e votës, presioni nga të fortët apo dhënia e votës për një vend pune në administratë, janë shkaku i situatës ku ndodhet vendi.

“Ata që kanë shitur votën kanë bërë një Pazar tek i cilia ta që kanë shitur votën nuk kërkojnë më llogari dhe ata që e kanë blerë e trajtojnë si Pazar të bërë. Vota është themeli. Shitja e votës është fatalitet. Shitja e votës është shkaku i pronave që vidhen, shkaku i dhunës që ndodh, i mosdëgjimit nga institucionet. Kërcënimi i votës është shkak për këto që ndodhin. Të fortët që i detyrojnë qytetarët të votojnë ndryshe nga sa ata besojnë janë shkak i gjendjes ku është Shqipëria. Janë shkak përse bandat qeverisin këtë vend. Janë shkak pse bien tunelet në këtë vend. Dhënia e votës për një vend pune në administratë është kurthi që ju mban peng të gjithëve dhe na mban peng të gjithëve”- u shpreh Lapaj. Versus.al

 

Poll