Kryetarja në detyrë e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani ka dalë në një deklaratë për media pas shkarkimit nga detyra të nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit, Alban Dokushit, të dy njerëz të besuar të Veliajt.
Goxhaj u shpreh në fjalën e saj në bashkinë e Tiranës nuk ka krizë funksionale duke theksuar se puna vazhdon me të njejtin vizion që e ka udhëhequr Erion Veliaj.
Ajo shtoi më tej se prej 10 vitesh punon përkrah Veliajt dhe respketin ndaj tij nuk ka asnjë media që mund ta shuajë.
Në fund të fjalës së saj Goxhaj shprehu dhe mirënjohjen për kreun e qeverisë Edi Rama i cili i është gjendur në këtë ditë të vështira për bashkinë pranë tyre.
'Nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin vizion që e ka udhëhequr Veliaj. Unë kam qenë 10 vite përkrah Veliajt, kam punuar kaq shumë kohë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë media, që të shuajë respektin për Veliajn dhe për respektin ndaj tij, duhet të punojmë e të punojmë. Në fund historia do kujtojë veprat dhe jo thashethemet. Dua të shpreh mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, që në këto ditë të vështira na është gjendur pranë. Të gjitha kanalet tona janë të hapura.' u shpreh ndër të tjera Ristani.
Pyetjes nëse ka një motivacion për shkarkimin e nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të përgjithshëm të institucionit Alban Dokushit, Ristani u përgjigj:
Unë drejtoj një institucion. Institucioni udhëhiqet mbi bazë të rregulloreve dhe legjislacionet dhe unë mbaj përgjegjësi për këto. Kështu që çdo lëvizje apo qarkullim stafi bëhet mbi bazë të këtyre dy parimeve./Versus.al







