Tiranë- 11 parti politike mund të ndëshkohen me gjoba nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë të reja për shkak të shkeljeve të gjetura në raportin e auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara gjatë zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që KAS të vendosë ndëhskim gjobë nga 500 deri në 1 mln lekë për parti opozitare, mes tyre edhe Partia Demokratike e cila asokohe kishte kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.
Ndërsa listës, i ka shpëtuar vetëm Partia Socialiste, ndërkohë që PBDNJ e Vangjel Dules kërkohet ndëshkimi deri në 2 milionë lekë të reja.
Lista e plotë e partive politike për të cilat KQZ kërkon gjobitjen:
KQZ i propozon Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike të mëposhtme:
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Aleanca Progresiste LZHK”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1. 000. 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia e Lirisë”, me gjobë në vlerën 500.000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Bindja Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Fryma e Re Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Nisma Thurje”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Agrare Ambjentaliste”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Demokracia Sociale”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Demokratike”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.
Për partinë politike “Partia Republikane Shqiptare”, me gjobë në vlerën 500 000 deri 1 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor.
T’i propozoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative, për partinë politike “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë, sipas nenit 173, pika 3 të Kodit Zgjedhor. Versus.al








