
Prej dy muajsh, një shkencëtar italian me famë ndërkombëtare, Michele D’Angelo, 44 vjeç ndodhet në burgun e Fierit. Shkak për arrestimin e tij është bërë përfshirja në një aksident rrugor të ndodhur më datë 8 gusht në aksin Levan-Fier.
Biologu akuzohet nga autoritetet shqiptare për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe braktisjen e mjetit. Për këtë rast ka patur ndërhyrje nga zyrtarë italianë. Senatori Luciano D’Alfonso me të cilin Begaj ka patur takime të mëhershme, ka ndërhyrë drejtëpërdrejt duke i kërkuar presidentit shqiptar lirimin dhe kthimin e profesorit në Itali.

Në mediat italiane pretendohet se aksidenti ndodhi kur një tjetër makinë, që ecte me shpejtësi, humbi kontrollin dhe përplasi automjetin e profesorit, i cili sipas dëshmitarëve po lëvizte me 40 km/h. Universiteti dhe parlamentarët italianë e kanë konsideruar burgosjen masë jo të drejtë, ndërsa kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë. Versus.al







