POLITIKË /

SHKRESA /Lëvizja Bashkë i del kundër Celibashit, kërkon të ketë vëzhgues gjatë rinumërimit

Në qendër të konfliktit është mospërfshirja e Lëvizjes Bashkë në listën e subjekteve që kanë të drejtë të kenë vëzhgues pranë tavolinave të rinumërimit, proces që po zhvillohet në kuadër të shqyrtimit të ankimimeve për rezultatin e zgjedhjeve të fundit vendore.

Shkruar nga Versus

Lëvizja Bashkë ka depozituar një ankim zyrtar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke kundërshtuar vendimin e Kryekomisionerit Ilirian Celibashi për përjashtimin e saj nga procesi i vëzhgimit të rinumërimit të votave.

SHKRESA /Lëvizja Bashkë i del kundër Celibashit, kërkon

Në qendër të konfliktit është mospërfshirja e Lëvizjes Bashkë në listën e subjekteve që kanë të drejtë të kenë vëzhgues pranë tavolinave të rinumërimit, proces që po zhvillohet në kuadër të shqyrtimit të ankimimeve për rezultatin e zgjedhjeve të fundit vendore.

Lëvizja Bashkë nuk është pjesë e këtyre ankimimeve, dhe për këtë arsye, sipas Celibashit,  nuk i takon e drejta e përfaqësimit në sallën e rinumërimit.

Përmes një deklarate për mediat, përfaqësues të Lëvizjes Bashkë e cilësuan vendimin si politik dhe diskriminues, duke argumentuar se transparentca e procesit është një e drejtë kushtetuese për çdo subjekt zgjedhor, edhe nëse nuk është palë ankuese në mënyrë formale.

“Vendimi i Komisionerit për të mos na lejuar vëzhgues në procesin e rinumërimit shkel parimin e barazisë së subjekteve zgjedhore dhe dëmton besimin publik te procesi zgjedhor,” thuhet në reagimin zyrtar të Lëvizjes Bashkë.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pritet të shqyrtojë brenda pak ditësh kërkesën e Lëvizjes Bashkë. Nëse KAS pranon ankimimin, Komisioneri mund të detyrohet të zgjerojë listën e subjekteve me të drejtë vëzhgimi, duke i hapur dyert për përfaqësues të Lëvizjes Bashkë në sallën e rinumërimit./Versus.al/ 

SHKRESA /Lëvizja Bashkë i del kundër Celibashit, kërkon SHKRESA /Lëvizja Bashkë i del kundër Celibashit, kërkon  

 

Poll