POLITIKË /

Shpalli Dumanin “kampion antikorrupsioni”, Berisha sulmon Blinkenin: Autor i grushtit të shtetit ndaj opozitës

Shkruar nga Versus
Shpalli Dumanin “kampion antikorrupsioni”, Berisha sulmon Blinkenin:
Berisha, Blinken dhe Dumani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar sot me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani gjatë një konference që mbajti me gazetarët. Sipas tij kryeprokurori i posaçëm duhet të ishte në burg sepse nuk po vepron ndaj veprimtarive kriminale të qeverisë.

Duke komentuar shpalljen e Dumanit nga Antony Blinken si “kampion i antikorrupsionit”, Berisha hodhi akuza edhe ndaj sekretarit amerikan të shtetit. Ish-kryeministri e akuzoi Blinkenin se kishte ndërmarrë grusht-shteti kundër opozitës shqiptare duke bashkëpunuar me manjatin Xhorxh Soros.

“Kreu i një organizate kriminale, që unë shumë shpejt do nxjerr dokumentet këtu, merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai për veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli. Ai fle mbi krimin, fsheh krimin. Ai është pronari i tre shtëpive me rrogë shteti, që të garantoj se nuk ka qytetar shqiptar që ka punuar në shtet me ndershmëri, nga president republike e poshtë, që mund të blejë jo tre, por asnjë banesë të vetme pa kredi.

Unë që po flas këtu, e shita atë që kisha, e cila ishte nja 40 metra më e vogël se kjo që mora. Pra unë bleva 40 metra. Antony Blinken e shpalli kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare.

Dhe unë këtë e kam thënë me kohë dhe nuk ka asgjë të re. Ajo që bëri zoti Blinken dhe Xhorxh Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë, ndaj opozitë shqiptare. Altin Dumani hyri në lojë me urdhër po të diplomatëve amerikanë dhe të Edi Ramës në një kohë kur ata dështuan me forma të tjera, me formën e gostitjes më bar të demokratëve etj. Kështu që ajo nuk më habit fare, madje m’u duk e vonuar. Mos harro edhe Dvoranin, është edhe Dvorani në atë listë”- deklaroi Berisha mes të tjerash. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: