Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët, nga sot Shqipëria është bërë zyrtarisht anëtare e SEPA-s.
Në reagimin e tij në “X” Rama thekson se ky ëhstë një hap i madh në rrugën drejt BE. Sipas tij të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025.
Postimi i Ramës:
????????Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian????????
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025????
????Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE????
????????Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian????????
— Edi Rama (@ediramaal) November 21, 2024
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare… pic.twitter.com/0bwCuOsNtZ