POLITIKË /

“Është një skenar”/ Ilir Beqaj pret të japë dëshimë për sterilizimin, palët në komision debatojnë ashpër

Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së, Albana Vokshi nuk ka pranuar që Ilir Beqaj të dëshmonte në këtë komision me anë të një prezantimi poëer-point, por vetëm me anë të një deklarate pa prezantim. Kjo ka sjellë edhe përplasjen me dy palëve në komision, duke sjellë akuza dhe sulme të ndërsjellta mes deputetëve. Një debat i ashpër është bërë edhe mes Albana Vokshit dhe deputetes së PS-së, Klodiana Spahiu.

Shkruar nga Versus
“Është një skenar”/ Ilir Beqaj pret të japë

Prej më shumë se 8 orësh deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë përfshirë në debate se si duhet të dëshmojë ish-ministri Ilir Beqaj.

Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së, Albana Vokshi nuk ka pranuar që Ilir Beqaj të dëshmonte në këtë komision me anë të një prezantimi poëer-point, por vetëm me anë të një deklarate pa prezantim.

Kjo ka sjellë edhe përplasjen me dy palëve në komision, duke sjellë akuza dhe sulme të ndërsjellta mes deputetëve.

Një debat i ashpër është bërë edhe mes Albana Vokshit dhe deputetes së PS-së, Klodiana Spahiu.

Opozita akuzon mazhorancën për skenar për të penguar Beqjan të japë dëshminë, ndërsa deputetja e mazhorancës Klodiana Spahiu e quan aludim akuzat e opozitës. Deputeti Xhelal Mziu tha se Beqja ndodhet në një sallë me eksponentët e PS-së që është e palejueshme.

Pjesë nga debati

Albana Vokshi: Te ky komision jemi ne, nëse ti do të shkosh te Elisa shko. Lëreni të flasë, po ju edini që nga dëshmia e tij do të dalin 1001 zullume ndaj po e pengoni.

Klodiana Spahiu: Kryetare pse duhet të aludosh për skenar? A ka njeri më të interesuar se Beqja për të referuar më shumë se ai?

Albana Vokshi: Nuk po e lini. Atë prezantimin të na e lëxoje dhe dërgojë.  E bëtë shoë e sollët me pranga dhe nuk po e lini. Nuk bëhet kështu se gjynah

Klodiana Spahiu: Ato pyetje që kemi ne dhe të tjerët të bazohet në ato që ai do të thotë. Në këto 8 orë do të kishim mbaruar.

Albana Vokshi: Deklaratë. Të hapë laptopin dhe ta lexojë deklaratën. Le të na e dorëzojë. Po ia plotësojmë të gjitha. Kaq. Ai mund të kërkojë që edhe të dalë e të shkojë në shtëpi të vet.

Xhelal Mziu: Mazhoranca vijon skenarin në mënyrë të specifikuar. Kemi 6 muaj që merremi me këtë çështje i jemi drejtuar SPAK për të dëshmuar personi në paraburgim dhe kjo është strategji e mazhorancës, që dëshmitari është në ambient të mbyllur me eksponentët të PS që nuk lejohet, ose duhet të jetë brenda në sallë ose në paradhomën e sallës ku bëjmë mbledhjen. Nuk e di se në cilën nga zyrat është. Komisioni hetimor i drejton pyetje personave që kanë qenë të lidhur me të dy afërta korruptive. Dhe nëse ka në person që të gjithë shqiptarët e njohin është Beqja. PPP e koncesionet janë instrumenti më korruptiv. Vetëm në Shqipëri ndodh që Vilma Nushi ka shtuar një shërbim te shëndetësia. Kur ne ftonim KLSH nuk e linin të komunikonte kur dilnin jashtë rendit të ditës.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: