POLITIKË /

Si e ka pritur Edi Rama lirimin tuaj? Ja si përgjigjet Sali Berisha

I pyetur se si e ka pritur lirimin e tij kreu i qeverisë Edi Rama ai u shpreh se është i gatshëm në një përballje me të.

Shkruar nga Versus

Si e ka pritur Edi Rama lirimin tuaj? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Pas lirimit kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët në sallën ‘Azem Hajdari’ në selinë e PD.

I pyetur se si e ka pritur lirimin e tij kreu i qeverisë Edi Rama ai u shpreh se është i gatshëm në një përballje me të.

“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë. S’del dot ai. Të vijë në debat televiziv, po ia mbajti. Pse e mori atë masë? Që të më heshte dhe pastaj të mbante fjalime kushtuar dritares. Të vijë në debat, t’ia nxjerr të gjitha një nga një. Të gjitha lidhjet me krimin që ka, vjedhjet e mëdha që ka bërë, dhunimin e institucioneve.”, tha Berisha.

Pyetjes nëse do të takojë kreun e Partisë së Lirisë Ilir Metën dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianjin në burg, Berisha u përgjigj se 'beteja për lirimin e tyre është e pandëprerë. ' Versus.al

Poll