Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me ecurinë e procesit të votimit deri në orën 11:00.
Ai tha se 8% e qendrave të votimit janë hapur me vonesë dhe në 5% prej tyre ka patur tensione dhe është dashur ndërhyrja e KQZ.
“Në 5% të qendrave ka patur tensione ka ndërhyrë KQZ. Katër qendra votimi në të cilat identifikimi i zgjedhësve po bëhet manualisht. Procesi mund të vlerësohet që ka filluar normalisht dhe është duke vijuar normalisht. Është raportuar një rast ku është pretenduar për presion të zgjedhësve. Sa i përket votimit elektronik, procesi ka shkuar normalisht nuk ka pasur probleme as për funksionalitetin e pajisjes”- u shpreh Celibashi mes të tjerash. Versus.al







