POLITIKË /

“S’ka bir nëne…”, Lapaj e Shehaj përplasen edhe në studio: Si i bëre 300 mln lekë xhiro ti? Do dënohesh për shpifje

Shkruar nga Versus
“S’ka bir nëne…”, Lapaj e Shehaj përplasen
Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj

Krerët e dy partive të sapokrijuara Agron Shehaj i partisë “Mundësia” dhe Adriatik Lapaj i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, janë ballafaquar në studion e ‘Top Story’ mbi akuzat e bërë në drejtim të njëri-tjetrit.

Debati i tyre nisi në rrjetet sociale dhe agravoi në tone të ashpra kur Shehaj e akuzoi Lapajn se ishte i financuar nga krimi, ndërsa ky i fundit paralajmëroi padi në gjykatë.

Përplasja vijoi edhe në studio, teksa Lapaj u shpreh i bindur se Shehaj do dënohet për shpifje duke e akuzuar atë se ishte përpjekur t’i njolloste emrin pa pasur asnjë ditë në pushtet. Ndërsa Shehaj pretendoi se në rast kur Lapaj, sipas tij është financuar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK, nuk ka sesi të pretendojë të luftojë korrupsionin e krimin në vend.

Pjesë nga debati mes Lapajt dhe Shehajt:

Lapaj: Nuk ka bir nëne të bëj politikë në emrin tim! T’i vij turp që merret me familjarët e mi. Të shkojë në SPAK e gjykatë. Ai zotëri do dënohet dhe unë nuk dorëzohem. S’ja ka borxh familja ime dhe as unë.

Shehaj: Si Adriatiku kanë folur…

Lapaj: Adriatiku s’ka pasur asnjë ditë pushtet. Kam 14 vite luftoj sistemin. Si i ke bërë 300 mln xhiro ti në një vend të vogël

Shehaj: Po më bën për të qeshur

Lapaj: Kam bërë shkollën unë si avokat

Shehaj: Në këto 34 vite të gjithë ata që kanë dalë blof me fakte kanë bërë të njëjtin teatër kanë dalë nëpër studio dhe kanë bërë engjëllin

Lapaj: S’më bën dot mua si ata, ti hyrë në politike dhe nuk të njihte njeri. Ramës po i bën nder më të madh që po bën debat shterp lufta do ishte me Edi Ramën.

Shehaj: Kemi dëgjuar të njëjtin teatër. Ata që janë përfshirë në skandale, kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, askush nuk ka thënë ‘ok’ po kërkoj ndjesë dhe largohet. Këta thonë çfarë problemi ka që mora tenderin. Çështja është, në momentin që ke qenë në marrëveshje financiare me krimin, nuk mund të kandidosh, më votoni mua të luftoj krimin. Nëse ti je në të njëjtat kushte që janë të tjerët, Shqipëri krim korrupsion ka pa fund. Ky thotë më votoni mua

Lapaj: Ti e ke luftën më mua zotëri, unë e kam me Ramën

Shehaj: Ky është i vetmi rast në Shqipëri që sipas Adriatikut ka qenë çdo gjë perfekte dhe e drejtë. Versus.al

Poll