POLITIKË /

"S'ka kthim pas kundër zaptimit të territorit", Rama: Monitorim me dronë për ndërtimet pa leje dhe hapësirat publike

Shkruar nga Versus

"S'ka kthim pas kundër zaptimit të territorit", Rama:

Duke qëndruar në vazhdën e aksioneve të nisura për lirimin e hapësirave publike të zaptuara dhe prishjen e ndalimeve pa leje, Rama tha gjatë komunikimit "Sy m'sy" në facebook, se së shpejti do të ketë edhe dronë që do të merren me monitorimin e territorit.

Ai tha se teksa ka nisur puna me monitorimin teknologjik të rrugëve, do të ketë edhe dronë që do të ndjekin çdo zhvillim në territor në mënyrë që edhe puna e inspektorëve të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë.

"Ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, por jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha kryeministri. Versus.al

Poll