POLITIKË /

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Shqetësimi nisi nga Tirana me zona që nuk i kisha parë prej kohësh

Kreu i qeverisë tha se nuk i kishte parë hapësirat e zaptuara pasi kishte kohë që nuk i kishte vizituar disa zona të Tiranës.

Shkruar nga Versus

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Shqetësimi nisi

Aksioni i nisur me urdhër të kryeministrit Edi Rama në Tiranë fillimisht ku bëri thirrje për lirimin e hapësirave publike, ka shkaktuar shumë debate lidhur me momentin e zgjedhur për të bërë këtë aksion.

Rama tha se gjatë vizitave që kishte patur nëpër Tiranë kishte vënë re se shumë hapësira ishin të zaptuara dhe tha se kjo ishte një kërkesë e përsëritur nga banorët e kryeqytetit. Ai tha se pas fitores ka vënë re domosdoshmërinë për t’u rikthyer në bazë dhe për t’u takuar me qytetarët për problemet e tyre.

“Kam pasur një seri të gjatë takimesh nëpër Tiranë dhe praktikisht duhet të kaloj në shumë territore të Tiranës që nuk i kisha parë prej kohësh pasi nuk më kishte çuar puna. Kam vënë re dy gjëra që më kanë bërë përshtypje, nga njëra anë transformimet positive që ka pësuar Tirana në territore shumë periferike që në kohë të mëparshme kanë qenë shumë larg parametrave të thjeshtë.. dhe negative në aspektin e një ekspansioni të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësira publike. Gjë që e kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur edhe nga qytetarë të Tiranës.

Kjo ishte baza e shqetësimit. Më pas, pak ditë pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat rekord absolut, kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territore dhe të shohim se çfarë shqetësimesh ka komuniteti nga ato që i kemi dëgjuar pak ose mund dhe të mos i kemi dëgjuar. Deputetët e PS kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme, në Tiranë, në Vlorë, në Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit për t’u ritakuar me komunitetin”- u shpreh kryeministri mes të tjerash. Versus.al

Poll