Tiranë- Mbrëmjen e djeshme aksioni për lirimin e hapësirave publike u zhvendos pranë stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet ku përreth ishin vendosur tavolina e karrige për lokalet.
Mësohet se janë hequr plot 330 objekte që u shërbenin lokaleve që kishin zënë hapësirat, ndërsa janë proceduar penalisht 7 prej administratorëve të këtyre lokaleve. Në njoftim thuhet se policia në bashkëpunim me inspektorët e IMT kishte konstatuar se këto struktura përreth lokaleve ishin ngritur pa leje, pavarësisht se një gjë e tillë ka vite që ndodh.
Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 40 vjeçarin F.P, punonjës në njërin prej lokaleve pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së gjatë kryerjes së aksionit. Kontrollet dhe aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë kryeqytetin pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama. Versus.al







