POLITIKË /

"S'ka Perëndi të më thotë kë marr e kë heq", Fevziu shpërthen ndaj Qorit: Ja çfarë SMS erdhi për ty

Shkruar nga Versus

"S'ka Perëndi të më thotë kë marr e kë

Debati që supozohej të ishte një përplasje idesh dhe alternativash për t’i dhuruar Shqipërisë alternativa të reja politike përveç partive të vjetra, mbrëmë në “Opinion” u kthye në një përplasje mes moderatorit Blendi Fevziu dhe kreut të Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori.

Përplasja nisi pasi ky i fundit pati një ankesë për faktin se nuk ishte ftuar më shpesh në emisionet e Opinion, ndryshe nga politikanët e vjetër, ndërsa Fevziu iu përgjigj se as ministra e deputetë nuk kishin pasur ftesa për shkak se nuk kanë shikueshmëri.

Fevziu u shpreh se “s’ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do marr e kë do heq” në lidhje me të ftuarit në emisionin e tij.

Më tej, Qori i citoi një deklaratë të Arian Çanit i cili pati deklaruar më herët se gjatë kohës që kishte emisionin “Zonë e Lirë” nuk e linin ta ftonte Qorin.

Pjesë nga përplasja:

Qori: Po të citoj ish-kolegun tënd, që përfaqësonte institucionin ku punonte

Fevziu: Po ç’punë ka institucioni, unë jam këtu përballë ti më thua institucioni.

Qori: E mban mend reportazhin e janarit 2020 për minierën e Bulqizës? Në kulmin e grevës së minatorës..

Fevziu: Edhe…

Qori: Është bërë një reportazh lajm me lule ‘është parajsë miniera’. Si qenka kjo, a e di sa njerëz vdesin çdo ditë? E di sesa paguhen.

Fevziu: E di çfarë po më thoshin tani, se nuk doja ta lexoja… nga zyra e shtypit e Balfin më shkruhet se Arlind Qori paguhet nga konkurrentët tanë.

Qori: Arlind Qori ka një makinë 4 mijë euro, kam 14 vite jetë publike, më ke në urban përditë.

Fevziu: Ëë shiheni si nxehet tani për këtë deklaratë. Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: