Mbrëmjen e djeshme nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka përfunduar në spital për shkak se humbi ndjenjat në protestën që po zhvillohej nga opozita.
Dyshohet se shkak për gjendjen e të fikëtit u bënë shtyrje mes deputetëve e protestuesve dhe policëve. Pas ngjarjes, kolegu i tij demokrat Xhelal Mziu shpërndau në rrjetet sociale një “meme” të publikuar në rrjet ku thuhet mes të tjerash se Gjekmarkaj “nuk ka shtyllë kurrizore”.

Pak pas publikimit, deputeti e ka fshirë foton e publikuar. Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një krisje raportesh mes dy deputetëve të PD apo në fakt Mziu e ka shpërndarë memen pa e kuptuar se bëhej fjalë për fyerje ndaj Gjekmarkajt.
Ky i fundit tashmë ka lënë ambientet e QSUT dhe ndodhet në gjendje të mirë. Versus.al








