Dega e organizatës greke Omonia në Himarë ka reaguar për problemet që disa qytetarë kanë hasur gjatë procesit zgjedhor në Himarë për shkak të skadimit të afatit të kartave të ID. Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, dega e Omonias shkruan se në ditët e fundit, pati një organizim të tillë që anëtarëve të PS t’ju rinovohej karta e Identitetit brenda 24 orëve ndërsa qytetarëve të tjerë t’ju vonohet për 15 ditë.
"Që me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himarë, me insistimin e komisionereve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave të identifikimit të skaduara.
Në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e mëparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi te nxjerrë aktet perkatese ligjore që do te garantonin të drejtën e votese për të gjithë zgjedhësit.
Kompania shteterore e prodhimit te kartave te identitetit, ishte vënë gjatë diteve te fundit ne sherbim te Partisë Socialiste, duke u sherbyer qytetarëve në menyrë selektive. Anetarëve të PS u rinovoheshin dokumentet ne menyre të organizuar brenda 24 orëve, ndërsa qytetarëve të tjere u kërkohej te paraqiteshin pas 15 ditësh. Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama” – thuhet në reagimin e OMONIA-s.
Më herët, kryekomisioneri zgjedhor Celibashi theksoi se ashtu siç e përcakton ligji, qytetarët të cilëve u ka skaduar afati i vlefshmërisë së kartës së Identitetit, nuk mund të votojnë. Versus.al








