POLITIKË /

“S’kishte policë brenda rrethimit të Kuvendit”, analisti debat me Manjan: Do bëhesh meme për këtë

Pavarësisht se pamjet tregojnë qartë të kundërtën, ministri Ulsi Manja u shpreh i bindur se nuk kishte pasur efektivë brenda rrethimit të Kuvendit gjatë përplasjes së djeshme me deputetët.

Shkruar nga Versus
“S’kishte policë brenda rrethimit të Kuvendit”,
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe përplasja e deputetëve të PD me policinë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka komentuar përplasjet e deputetëve të opozitës me oficerët e FNSH jashtë godinës së Kuvendit ku pati edhe protestues të cilët u zhvendosën nga protesta që po zhvillohej para bashkisë.

Në “Top Story”, Manja mohoi që efektivët e policisë të kishin qenë brenda rrethimit të parlamentit, pavarësisht se u duk qartë që përplasja mes tyre dhe deputetëve demokratë ishte pak metra larg hyrjes së institucionit. Të kundërtën pretendoi analisti Arion Sulo i cili debati me ministrin. 

Pjesë nga debati në studio:

Sulo: Sot, ju si qeveri akuzoheni se keni bërë puç kushtetues, duke marrë Policinë e Shtetit brenda rrethimit të parlamentit

Manja: Jashtë rrethimit! Nxirre ta shohim

Sulo: Brenda rrethimit

Manja: Nxirre mo ta shohim

Sulo: Po e mohove këtë, nuk ka emision

Manja: Unë kam qenë brenda në Parlament. Hajde ta shohim. Ku është kjo pamja? Është jashtë rrethimit

Sulo: Është te shkallët kryesore mo! Seriozisht e ke?

Manja: Jashtë traut është përplasja me Policinë

Sulo: Mos mo burrë se është turp i madh

Duma: Po pse me deputetët?

Sulo: Jo, nuk duhet të jetë fare Grida. Policia është e shtetit, nuk është e pushtetit

Manja: Ja ku e ke, është jashtë

Sulo: Do të bëhesh meme për këtë

Manja: Meme për gënjeshtra bëhen ata që mohojnë dhunën dhe karriget drejt deputetëve.

Ditën e djeshme, deputetët e PD pas përplasjes me policinë dorëzuan padi në SPAK për disa efektivë policie, punonjës të Gardës si dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali nën akuzën e pengimit të ushtrimit të detyrës publike të tyre si deputetë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: