POLITIKË /

''S'mund ta çojë në kushtetuese'', Gjokutaj hedh poshtë pretendimet: Shkarkimi i Veliajt nuk pezullohet në këtë mënyrë

Sipas avokatit, do duhet që Veliaj fillimisht t'i drejtohet gjykatës administrative nëse ka në plan të ankimojë vendimin e shkarkimit të tij.

Shkruar nga Versus
''S'mund ta çojë në kushtetuese'',
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj dhe avokati Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj i cili është njëherësh edhe këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka rrëzuar pretendimet se ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj mund të çojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ta shkarkuar nga posti i tij.

Gjokutaj tha se e vetmja gjykatë ku Veliaj mund ta dërgojë ankimin e tij është gjykata administrative e Tiranës dhe ndryshe nga sa pretendohej, vendimi i qeverisë nuk pezullohet automatikisht siç do ndodhte nëse çështja do kalonte në gjykatën kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese nuk legjitimohet në këtë rast për gjykimin e ankimit të Erion Veliajt perveç rastit te nenit 62, pika “a” te Ligjit “Për Qeverisjen Vendore! që bën fjale për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Ligjeve! Pra mbetet Gjykata Administrative kompetente për gjykimin e ketij konflikti! Por në këtë rast VKM-ja e shkarkimit nuk pezullohet automatikisht ashtu siç ndodh në Gjykatën Kushtetuese! Pra duhet bërë kërkese e veçantë për pezullim! A do ta pezullojë dot Gjyqtari Administrativ Edi Ramën dhe VKM-në e tij!”- shkruan Gjokutaj në rrjetin social. 

Ndërkohë ekziston edhe mundësia që nëse Veliaj e çon vendimin në gjykatën administrative, kjo e fundit ta pezullojë atë. Versus.al

Poll