POLITIKË /

Socialisët ‘injoruan’ sërish Kushtetuesen për mandatin e Xhaçkës, BE me kritika: Zhvillim shqetësues!

Qeveria ka marrë kritika nga BE për pengimin e shqyrtimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Shkruar nga Versus
Socialisët ‘injoruan’ sërish Kushtetuesen për
Deputetja e PS, Olta Xhaçka

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka pasur kritika mbi vendimin e marrë dje nga Kuvendi i Shqipërisë ku u socialistët me shumicë votash penguan sërish dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohej si i papajtueshëm me ligjin.

Në reagmin e bër, BE shprehet se ky nuk është hap në drejtimin e duhur dhe thekson nevojën që Kuvendi të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (Janar 2023).

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ç’ka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”- thuhet në reagimin plot kritika nga BE.

Më herët edhe PD reagoi për rrëzimin e vendimit të Kushtetueses duke e quajtur këtë si dhënien fund të propagandës së kryeministrit Edi Rama. Me mbylljen e seancës maratonë që konsistoi me votimin për Xhaçkën, deputetët demokratë thirrën në kor "turp, turp" pasi ditë më parë socialistët kishin lënë të kuptonin se do ta votonin vendimin e GJK për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës. Versus.al

Poll