POLITIKË /

Sot i përfundon leja 5 ditore, Beleri flet për mediat greke: Shumë shpejt lirohem nga burgu

Shkruar nga Versus
Sot i përfundon leja 5 ditore, Beleri flet për mediat greke:
Fredi Beleri

Sot Fredi Belerit i përfundon leja 5 ditore e dhënë nga drejtoria e Burgjeve për t’u betuar si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian. Sipas urdhrit të Drejtorisë së Burgjeve, Beleri duhet të kthehet në qelinë e tij në burgun e Fierit deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Beleri e nisi lejen duke udhëtuar drejt Athinës ku u takua me kryeministrin Mitsotakis dhe më pas u nis drejt Brukselit ku mori pjesë në seancën e betimit të eurodeputetëve. Ndërsa sot ka dhënë edhe një intervistë për Ert Grecce ku ka folur për dënimin e tij dhe lëvizjet që pret të marrë në vazhdim.

Beleri tha se pret që të lirohet shumë shpejt, duke argumentuar se kishte kryer 2/3 e dënimit me 2 vite burg për blerje votash.

“Ka kerkesë që te lirohem me 2/3 e denimit si cdo i burgosur në Shqipëri, kam vuajtur 2/3, ka shumë mundesi qe gjykata shqiptare të vendosë të më lirojë, në të kundërt do të pres në mes të tetorit”- u shpreh Beleri.

Në artikullin e publikuar nga media greke, Beleri shprehet se nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij që të jetë politikan në Greqi por shtoi se rrethanat e sollën që të ishte eurodeputet. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: