Danimarkë- Sot në Kopenhagen zhvillohet samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian ku marrin pjesë drejtues të shteteve nga e gjithë Evropa. Të pranishëm do të jenë liderët e 27 vendeve anëtare të BE, si dhe të 22 shteteve të tjera që janë pjesë e kontinentit.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Fokusi i diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në kushtet kur paqja nuk është më e garantuar.
Në orën 08:15 do të nisë mbërritja e liderëve në vendin ku mbahet samiti, në orën 10:00 do të bëhet hapja e seancës plenare, në 11:30 do të bëhet fotoja familjare dhe më pas do të ketë tryeza të përbashkëta dhe takime dy palëshe mes liderëve të vendeve për ta përmbyllur samitin rreth oës 15:00.
Kujtojmë se samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian u mbajt në Tiranë më 16 maj ku liderë të vendeve të kontinentit diskutuan mbi sfidat e sigurisë që e kërcënojnë Evropën dhe ndihmën e shtuar për Ukrainën. Versus.al







