POLITIKË /

Suel Çela ndikoi në Elbasan? Shpërthen gazetarja: E pamundur që Sara Mila të marrë mbi 20 mijë vota pa asnjë kontribut

Shkruar nga Versus
Suel Çela ndikoi në Elbasan? Shpërthen gazetarja: E pamundur
Sara Mila, Suel Çela

Gjatë fushatës elektorale, pati akuza të shumta nga ana e opozitës ku pretendohej se i shumëkërkuari Suel Çela ishte angazhuar në fushatë për të marrë sa më shumë vota për kandidaten e PS në listë të hapur, Sara Milen, e cila rezultonte një emër i panjohur deri pak kohë më parë.

Në përfundim të numërimit, Sara Mila edhe pse emër i padëgjuar më parë, rezultoi mes socialistëve më të votuar në të gjithë vendin. Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se ka patur një angazhim të grupit të Suel Çelës për ta nxjerrë Milen më të votuarën.

Lala ngriti dyshime sesi një figurë pa asnjë kontribut qytetar apo politik të mund të sigurojë një numër të tillë votash, duke lënë pas edhe figura të njohura brenda PS.

"SPAK ushtroi kontroll te disa personazhe, përfshirë zyrtarë të institucioneve dhe drejtues të tjerë, si mënyrë për të ndikuar apo dobësuar ata eksponentë që kishin dyshime se mund të punonin në favor të Sara Milës.

Dyshimet janë që po ka patur angazhim të grupit të Suel Çelës. Dyshimet, sepse pastaj e përcakton gjykata. Përgjimet dhe vëzhgimet në zonë, ju kam thënë që janë ushtruar kontrolle te Luan Tabaku. Ka kontrolle konkrete, kqyrje të telefonave, në kuadër jo vetëm për trafik droge por edhe dyshime për krim zgjedhor. Kjo çështje po vijon dhe duhet pritur përfundimi i hetimeve.

Ajo që më bën përshtypje është, si është e mundur që një zonjë pa kontribut në PS, thuajse nuk ka bërë asnjë aktivitet politik, të marrë mbi 20 mjë vota? Këtë pikëpyetje ngre si qytetare, pra njerëz me kontribut në politikë, si Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, nuk e kanë kapur shifrën e 20 mijë votave. Rasti i zonjës Mila nuk ngjan me rastin e zonjës Tabaku, që ka drejtuar komisionin për inceneratorët. Të dalë Sara Mila dhe të thotë çfarë kontributi ka.

Ka hetim zyrtar, çfarë do të rezultojë ta thotë SPAK. Ka edhe hetime të tjera, kanë qenë dyshime të PD për asfalt elektoral dhe për fotografim të votës. Por qarku Elbasan ka në total 5 çështje, për korrupsion në zgjedhje. Pas Shkodrës, Fierit, Elbasani është…

Për krime zgjedhore ka një sekuestrim telefoni në qarkun e Pukës. Kështu kuptohet mekanizmi dhe rrjeti. Hetimi më i rëndësishëm është një hetim që është referuar nga vetë burgjet. Ai hetim thuajse nuk është folur, është mbajtur diskret. Jam shumë e interesuar se çfarë do të prodhojë. Me sa kam kuptuar është hetim me bazë të gjerë që mund të japë rezultate të forta. Jam me parimin që krimi zgjedhor duhet hetuar dhe ndëshkuar gjithmonë. Janë 40 hetime në rang republike për korrupsion”-deklaroi Klodiana Lala. Versus.al

Poll