Një sistem monitorimi me kamera do të instalohet së shpejti në 20 qytete të vendit. Kryeministri Edi Rama tha se qëllimi është përqendrimi tek qarkullimi rrugor ku nëpërmjet këtij sistemi do të bëhet i mundur identifikimi i shkeljeve në kohë reale.
Projekti do të financohet në bashkëpunim të qeverisë me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Do kemi një transformimi epokal sa i përket survejimit me kamera të qyteteve dhe me fokus qarkullimin rrugor, shkeljet dhe shkelësit. Një sistem i bazuar tek fjala e fundit e teknologjisë digjitale i pasuruar edhe me Inteligjencë Artificiale që do i japë mundësi në kohë reale policisë përmesa sallave të monitorimit që do e kenë këtë sistem. Do fillohet në 20 qytete fillimisht. Ai sistem do japë mundësi që çdo ankesë e çdo qytetari të verifikohet në kohë reale.
Sistemi verifikon jo vetëm me fotografi të përgjithshme, por emrin mbiemrin e kartelën e personit sa i takon precedentëve penalë. Ky është projekt i jashtëzakonshëm që e kemi garantuar si financim dhe do fillojmë ta zbatojmë në bashkëpunim me partnerët e Emirateve të Bashkuara”- u shpreh Rama. Versus.al








