POLITIKË /

‘’Ta relaksojmë pak’’, Topalli e merr me sportivitet në komision: Të pijmë të gjithë një kafe e ta mbyllim këtë punë

Topalli tha se në mbledhjen e parë të komisionit nuk ishte e nevojshme zgjatja e diskutimeve pasi për këtë do të kenë kohë në vazhdim.

Shkruar nga Versus

‘’Ta relaksojmë pak’’, Topalli e merr me

Një prej komisioneve parlamentare që nisi punën këtë të mërkurë ishte ai për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën ku ishte e pranishme si anëtare edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Deputetja demokrate u shfaq tejet e relaksuar teksa kërkoi që mbledhja e parë e komisionit të mos zgjaste aq shumë dhe të mos kishte debate pasi do të kishin kohë mjaftueshëm në vazhdim. Thënë kjo, Topalli i ftoi të gjithë anëtarët e komisionit për të konsumuar kafe dhe për ta njohur më mirë njëri tjetrin.

‘’Unë mendoj ta relaksojmë pak. është dita e parë, të prezantohemi me njëri tjetrin. Do e miratojmë apo jo programin secili ka mendimin e vetë. Ne do kemi një rrugë të gjatë bashkë, kemi mundësi të krijojmë raporte normale pavarësisht nga dallimet që do kemi. Sigurisht çështjet që ju shtroni do diskutohen në vijimësi. Kemi për të patur muaj dhe kohë sa të duam. Keni të drejtë kur thoni ta shohim tek kalendari se mund të ketë çështje që nuk i përkasin komisionit tonë. Unë ju kërkoj ndjesë që erdha vonë dhe duke ardhur mora dhe një kafe se mendova se do e pinim të gjithë bashkë. Si thoni e pijmë të gjithë një kafe dhe ta votojmë kalendarin e ta mbyllim këtë punë. Unë kaq kisha thjesht për ta relaksuar meqë është konstituim pastaj do kemi kohë për të gjitha’’- u shpreh Topalli. Versus.al

Poll