
''Është nder dhe kënaqësi që gjendem këtu në Shqipëri si presidenti i parë izraelit që bën vizitë qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të vendeve tona.''
Kështu e nisi fjalën e tij presidenti izraelit Isaac Herzog në deklaratën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Presidenti izraelit shtoi më tej se Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur në krah të Izraelit që ditën kur Hamasi e sulmoi brutalisht duke u radhitur kështu në anën e duhur të historinë.
Isaac Herzog: Është nder dhe kënaqësi që gjendem këtu në Shqipëri si presidenti i parë izraelit që bën vizitë qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të vendeve tona.
Dua t’ju falenderoj për mikpritje, është domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin. Po i afrohemi prej 1 viti që prek kur Hamasi sulmoi në mënyrë brutale Izraelin, kur mijëra terroristë hynë në vendin tonë, vranë egërsisht mijëra dhe rrëmbyen qindra izraelit dhe të huaj në Gaza. Që prej asaj dite të errët në tetor, Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur, është radhitur në anën e duhur të historinë.
I dashur kryeministër vendi juaj ka treguar edhe njëherë që qëndron krah popullit izraelit, ndërkohë që ne luftojmë të mbrojmë popullin dhe kufirin tonë, veçanërisht për ëndrrën për të sjellë paqen midis nesh, që të gjithë në rajon të jetojmë në paqe.
Për fat të keq po luftojmë në të njëjtin kohë më shumë se sa një armik terrorist. Hija e gjakut që lidh të gjithë agjentët e urrejteds është Irani dhe fiksimi i tij me shkatërrimin e shtetit izraelit. Këtu e dini mjaft mirë këtë regjim. Shqiptarët dhe hebrejntë ndajnë një histori të gjatë e domethënëse./Versus.al








