POLITIKË /

Takimi në Durrës/ Alimehmeti i përgjigjet Berishës: Nuk duhet të perceptohet si përçarje

Shkruar nga Versus

Takimi në Durrës/ Alimehmeti i përgjigjet Berishës: Nuk

Mjeku Ilir Alimehmeti vijon t’i qëndrojë idesë se takimet që ai po realizon me Ervin Salianjin dhe një grup demokratësh, synojnë vetëm forcimin e Partisë Demokratike.

I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili tha se lëvizja e tyre është “private” dhe “për interesa të dyshimta”, Alimehmeti e mohoi diçka të tillë. Ai tha se një lëvizje që perceptohet si përçarëse, nuk do ta mbështeste.

"A ishte në favor të PD-së? Interesat i shohim rrugës. Ne takojmë njerëz. Nuk shkohet me mandat për të takuar njerëz. Ne kemi nevojë të forcohemi, të bashkohemi.

Nëse kjo perceptohet si përçarje, unë nuk e mbështes, sepse unë hyra në një kohë kur përçarja kishte shkaktuar probleme të rënda. Ka nevojë për numra dhe për organizim”, u shpreh Alimehmeti në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Poll