Gjatë ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama dh eish-kryedemokrati Lulzim Basha duket sikur janë përfshirë në “beteja të muzikës rap” ku secili i përgjigjet tjetrit me muzika të reperit Unikatil.
Kjo ka ngjallur edhe shqetësime të shumë qytetarë, të cilët i kanë parë këto video mes Ramës dhe Bashës si një tallje e hapur me popullin. Shumë prej tyre kanë komentuar nëpër postet e kryeministrit në rrjetet sociale, ku ankohen për faktin se asnjëri nuk po paraqet program, por vetëm tallen.
“Asnjëri nuk ka program, veç dalin tu tall b… me shqiptart. Njëri me Unikatilin e tjetri që i ka ngel busulla në BE.
Ngelët duke i bo diss njëri tjetrit, as po morim vesh ça programesh keni, ça projektesh. Eh ç ana ka gjet me ju, njëri i bi kënetës, tjetri gërnetës”- shkruajnë dy qytetarë.
Rama iu përgjigj nëpërmjet rubrikës “Sy më Sy” duke u shprehur: “Po si do e marrësh vesh kur nga disa orë në ditë me punë e me takim e projekte, ty të mbetet videot te videot 2 minutshe me lulin. Shiko edhe të tjerat edhe do e marrësh vesh programin.”
Disa prej qytetarëve shprehën habi me sjellje të tilla mes Ramës dhe Bashës dhe kërkuan seriozitet nga kryeministri.
“Po na habisni me këto sjellje të çuditshme. Nuk bëj habi me lulin se gjithmonë e kanë tërhequr me kapistër. Po ju zoti kryeministër si i përgjigjeni me të njëjtën dava, populli kërkon zgjidhje dhe mbajtje premtimesh, jo lojëra fjalësh”- shkruan një tjetër qytetar.
“Për zgjidhje dhe mbajtje të premtimeve, unë flas përditë. Por ti duhet të kesh durim dhe të dëgjosh dhe këto me Lulin merri me humor, jo me inat”- iu përgjigj Rama i cili ngulmoi se ndjekësit duhet t’i marrin videot e përgjigjeve ndaj Bashës si shaka dhe jo si diçka serioze. Versus.al








