POLITIKË /

"Të bëjnë për budalla", rikthehet Alfred Moisiu: Çdo deputet me vila, drejtësia të veprojë me fakte! Jetoj në banesë e 53 viteve më parë

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e përgjegjshmërisë së zyrtarëve ndaj akuzave për korrupsion, të cilat sipas tij shpesh mohohen duke u quajtur “shpifje”.

Shkruar nga Versus

 

"Të bëjnë për budalla", rikthehet Alfred Moisiu:

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për niveli e lartë të pasurimit të zyrtarëve publikë në krahasim me të ardhurat që ata ligjërisht përfitojnë.

Në një intervistë televizive, Moisiu theksoi se, ndonëse ka qenë në krye të shtetit për pesë vite, vijon të jetojë në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë – ndërkohë që shumë deputetë, sipas tij, zotërojnë pasuri të shumta, disa të deklaruara dhe të tjera të fshehura.

Nuk është sekret që jo figurat më të larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër. Me çfarë u bënë? Rrogat i dimë,” – tha Moisiu.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e përgjegjshmërisë së zyrtarëve ndaj akuzave për korrupsion, të cilat sipas tij shpesh mohohen duke u quajtur “shpifje”.

“Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla,” – u shpreh ai me ton të drejtpërdrejtë.

Apel për drejtësinë: Të hetohet me dokumente, jo me supozime

Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të mos operojë me hamendje, por të bazohet në prova konkrete dhe dokumente zyrtare, edhe nëse këto duhen kërkuar jashtë Shqipërisë.

Duke përmendur si shembull rastin e pallateve “Partizani”, ai kërkoi që të bëhen hetime serioze mbi pronësinë dhe historikun e tokës:

“Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën,” – deklaroi Moisiu. /Versus.al

Poll