
Kryeministri Edi Rama është shprehur se me integrimin në Bashkimin Europian Shqipëria përfiton një shumë prej 1 miliardë euro në vit, ndërsa vetëm për bujqësinë fondi, sipas kreut të qeverisë, do të jetë 300 mln euro.
Kryemninistri iu drejtua prindërve demokratë duke u shprehur se interesi personal duhet të vijë në plan të parë.
“Mund të jesh një prind demokrat dhe na dëgjon e thua ‘këta maskarenj prapë duan pushtet këta, por çfarë duan më këta’,” tha Rama, duke shtuar se “bufi i kënetës mund të të bëjë të shpresosh kot”.
Edi Rama: Në 10 vitet e fundit BE e ka mbështetur Shqipërinë në totalin e vet me rreth 1 miliardë euro, në momentin që bëhemi anëtarë të BE na jep çdo vit 1 miliardë euro.
Në të gjithë këto vite, BE e ka mbështetur Shqipërinë për Bujqësinë me më pak se 200 mln euro, që kanë qenë shumë për ne, në momentin që bëhemi anëtarë të BE na jep 300 mln euro në vit për bujqësinë. Interesi puro personal, mund të jesh një prind demokrat dhe na dëgjon e thua ‘këta maskarenj prapë duan pushtet këta, por çfarë duan më këta’.
Por ka një llogari tjetër që duhet të bësh, s’je i detyruar të më pëlqesh as mua, as Mirelën, as Tërmetin jo e jo se s’ke çfarë i pëlqen fare, askënd këtu, por do të bësh një llogari të thjesht që ne këtu, që nuk ju pëlqejmë mund të fusim vendin në BE dhe askush tjetër nuk e fut dot.
Duhet ta shikosh nga pozita si prind për fëmijën tënd që bufi i kënetës mund të të bëjë të shpresosh kot se po mundemi ne, por nuk të bën atë që ty të duhet, që fëmijës tënd që sot është 14 vjeç dhe pas 4 vitesh kur ai do të shkojë jashtë për të studiuar i jep pasaportën e BE, dhe kur merr pasaportën nuk trajtohet më si student i huaj me kuota dhe tarifa që janë ndryshe, trajtohet si student europian.








