
Pas vetëm 4 muajsh në detyrë, pasi u largua nga kreu i PD në Vlorë, Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga drejtimi i Kadastrës, post të cilin e mori më 24 qershor.
Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.
Ai nuk ka dhënë detaje për dorëheqjen e tij. Prej vitesh janë mbi 13 drejtues kadastrës që kanë dhënë dorëheqje nga posti i kreut të institucionit, shpesh për konfliktet mbi pronat në vijën bregdetare. Versus.al
