POLITIKË /

U mblodhën para nisjes së Kuvendit, zbulohen detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste

Dyshohet se nga protesta e sotme e thirrut nga demorkatët para Kuvendit, do të ketë tentativa për të qëlluar me veze në drejtim të tyre. 

Shkruar nga Versus

U mblodhën para nisjes së Kuvendit, zbulohen detaje nga mbledhja e

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste mësohet se i vetmi që ka folur ka qenë kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla. 

Porosia e tij ka qenë që të mos provokohen nëse do të ketë provokime nga opozita. Dyshohet se nga protesta e sotme e thirrut nga demorkatët para Kuvendit, do të ketë tentativa për të qëlluar me veze në drejtim të tyre. 

Ndaj mësohet se Balla ka njoftuar se socialistët të mos provokohen nga sjellja e opozitës.

Ndërsa mësohet se në mbledhjen e sotme kanë munguar Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj.

Bëhet me dije se ka nisur seanca plenare, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.

Opozita, nëpërmjet katër anëtarëve të vet, ka një raport të ndryshëm nga ai i mazhorancës duke argumentuar pranimin e kërkesës së SPAK.

Pritet që seanca të ketë diskutime dhe debate të ashpra./Versus.al

Poll