
Pas mbylljes së seancës plenare në Kuvendi i Shqipërisë, ku deputetët e Partia Socialiste votuan kundër kërkesës së Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, situata jashtë ambienteve të parlamentit u tensionua.
Protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policisë, duke hedhur sprej dhe tymuese blu ndaj efektivëve, ndërsa në protestë iu bashkua edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në fjalën e tij përpara protestuesve, Berisha bëri thirrje për vijim të protestave paqësore:
“Rama mendon se mbylli dosjen e tij duke votuar kundër heqjes së imunitetit, por nuk do mbyllet kurrë dhe do ta ketë si gurë varri. Ndaj le të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore”./Versus.al


