Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës i cili e përjashtoi atë, Bledion Nallbatin dhe Flamur Noka me 60 ditë nga seancat plenare, Edi Palokën me 10 ditë dhe deputetët e tjerë me 40 ditë.
Në reagimin e tij Bardhi thekson se mazhoranca të fut në burg pa prova, nuk e ka aspak problem përjashtimin nga Kuvendi.
Reagimi i Bardhit:
Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama!
Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!
Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës.








